“Prapa hekurave është botë tjetër”/ Noka- deputetëve: Ju ka zënë makthi, zverdheni se ju pret burgu

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur me një gjuhë të ashpër në Kuvend, teksa iu drejtua qeverisë.
Sipas Nokës, të gjithë deputetët e mazhorancës janë hajdutë, duke shtuar se tashmë i ka zënë frikë se mos përfundojnë në burg.
“Si mundet të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 867 mijë euro vetëm blerje online, pa llogaritur blerjet nëpër dyqane që nuk janë regjistruar. A e dini ju se, vetëm Imelda Markos gruaja e ish-presidentit të Filipineve në 1986 kur u arratis për Hauai, kishte lënë pas një pasuri të tillë, si kjo Imelda Markosi e Tiranës. A e dini ju se në Filipine ngrit një muze korrupsioni, që tu japë shembull njerëzve që të mos vjedhin më, të mos guxojnë.
Si mund të ketë qenë ministrie kjo që mbron hajdutërinë. 867 mijë euro të brendshme dhe bizhu. A e dini ju se, kjo zonjë që jeton në luks. Është një zonjë në Fier që quhet Vaide Majaci, invalide pune, në barakë e ka lënë qeveria juaj. 40 euro në muaj i jep.
Ndërsa Imelda Markosi e Tiranës zhgërryhet në luks. Nuk flisni ju për Vaiden dhe mijëra Vaide që janë nëpër Shqipëri. Si ka mundësi, si ju ka katandisur të tillë.