Punonjësi humbi shikimin në sy gjatë punës tek “BanaKing”, në kërkim pronari! Si u munduan të fshehnin ngjarjen e 1 jave më parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit ku një punonjës i kompanisë “BanaKing”, ka dëmtuar rëndë njërin sy gjatë orarit të punës. Në lidhje me këtë situatë, policia e Durrësit ka shpallur në kërkim administratorin e kësaj kompanie, Trifon Murataj.

Ky inicident daton disa ditë më parë (18 shkurt) teksa 48-vjeçari me iniciale  A. G., ka humbur shikimin në njërin sy, teksa e ka goditur me busturi në momentin kur ka qenë duke hapur arkat e bananeve në kontejner.

Gjatë këtyre ditëve kompania është munduar ta mbajë të fshehur këtë ngjarje, ndërsa vetëm ditën e sotme policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka shpallur në kërkim dhe administratorin e “BanaKing” Trifon Murataj për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në deklaratat e dhëna përpara autoriteteve, drejtues të kësaj kompanie kanë rrëfyer se pasi punonjësi është dëmtuar, nuk ka njoftuar dhe se “ishte larguar me një koleg në klinikë private”.

Sipas burimeve për media, kjo klinikë nuk ka pranuar të marrë përsipër rastin dhe më pas 48-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Durrësit. Këtu është vënë në djeni policia duke nisur kështu dhe hetimet mbi ngjarjen.

Inspektoriati i Punës ka gjobitur kompaninë “BanaKing”me një shumë të majme për shkakun se punonjësi i dëmtuar, ishte punësuar pa dokumentacionin përkatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT