Rama sërish LIVE për Drejtësinë: Duhet ngritur zëri kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të demokracisë

Për të tretën ditën radhazi, kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin LIVE me qytetarët.
Pak orë më parë, ai njoftoi se:
Përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.
VIDEO LIVE: