Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj Altin Dumanit, përmend edhe Ervis Martinajn: S’ka as nam as nishan, sepse….

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat është pyetur lidhur me sulmet që kryebashkiaku Erion Veliaj po bën ndaj prokurorit Ols Dado si dhe për sulmet që vetë ish-kryeministri ka bërë ndaj njerëzve të drejtësisë, pikërisht për Altin Dumanin.
Sipas Berishës kërcënimet e Veliajt janë personale, ndërsa ato që vetë ish-kryeministri ka bërë ndaj kreut të SPAK nuk janë personale.
Pasi ashtu si dhe vetë lideri i demokratëve e pohon kërcënimet personale i ka bërë vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po ashtu ka bërë të njëjtën gjë ndaj tij. Më tej Berisha ka risjellë në vëmendje Ervis Martinaj për të cilin tha se është “zhdukur” me urdhër të Edi Ramës.
“Së pari nuk është klasifikuar kurrë në personale, kërcënimet në personale unë i kam bërë vetëm Edi Ramës i cili kërcënon në personal, mirëpo ashtu si ke parë dhe ti njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur në nam e nishan, E kërcënoj në personal dhe të dimë targën Ervis Marinin, ai është i vetmi njeri që nuk gjendet më dhe të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore. Kjo është. Tani ku ndryshojnë? Ndryshojnë shumë”, tha Berisha ndër të tjera.
Ndërkohë, më tej Berisha vijoi me akuzat dhe sulmet ndaj Altin Dumanit dhe SPAK, duke thënë se është Prokuroria që është në shërbim të politikës.
“Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër një-të marrë mandate opozitës siç ka qenë mandati i Fredi Belerit, ka marrë përsipër si në asnjë vend tjetër të europës të vërë në ndjekje penale apo arrest tre liderë të tre partive pa asnjë lloj krejtësisht, Ilir Meta pa akuzë Sali Berisha gjitthçka në manipulim, Fatmir Mediu për një proces që është gjykuar gjerësisht 15 vite më parë.
Ka marrë përsipër si prokurori politike të arrestojë një deputet të ri me dëshmitarë të rremë, ta dënojë një vit, një njeri që meriton vetëm dekoratë sepse gjeti se i vëllai i ministrit të brendshëm drejtonte trafiket nga Vlora në mbrojtjen e vëllait të vet ministër se dhe ai duhej ekstraduar në Itali. Pra, a nuk kemi të bëjmë? Po ka mbyllur që të gjitha, ka amnistuar krimin e madh elektoral të zyrtarëve më të lartë të shtetit.
Më thuaj mua a ka njeri në botë që nu ke quan politike këtë prokurori? Janë tre rezoluta ndërkombëtare që bëjnë fjalë dhe damkosin Altin Dumanin dhe SKAPIN e tij. Nuk janë vetëm tre rezoluta, është fjalimi i zv. presidentit i cili u tha se armiku më i rrezikshëm i juaji është i brendshëm nuk është Rusia edhe Kina por jeni vetëm ju.
Ai armik arreston liderë të opozitës për të marrë mandatin,. Ai armik mbyll media, censuron kundërshtarët. Edi Rama a nuk ka arrestuar tre lidera të opozitës? Pra, u kontrollonin mediat, a nuk po mbyll Rama tiktok? Pra çdo gjë që u tha të gjitha dërgonin te Edi Rama dhe Altin Dumani. Pse Altin Dumani? Është kryetari dhe me ardhjen e tij në krye të SKAP u nis kjo veprimtari kriminale e SKAP
Kështu që nuk mund të krahasohen me asgjë duke kundërshtuar një prokurori kriminale. Mbroj liritë e qytetarëve shqiptare, themelet e demokracisë shqiptare, këto janë krejt të ndryshme”, tha Berisha.