‘Sot është prokuror në SPAK…’, Ish-drejtuesi i policisë tregon ngjarjen e rëndë: I tregova provat në telefon, por u arrestova unë

Ish-drejtuesi i policisë Arjan Hoxha tha se një nga prokurorët që tashmë ndodhet në SPAK nuk e meriton atë pozicion, pasi në rastin e Elbasanit, sipas Hoxhës, ai prokuror i ka mohuar dhe fshehur faktet që është bërë krim zgjedhor.

Hoxha tha se ai personalisht kishtë pasur fakte në telefonin e tij, por në vend që ato të merreshin parasysh, në atë kohë ndaj tij është lëshuar urdhër arresti duke bërë që ai të qëndronte në burg për katër ditë.

“Unë me telefonin tim, i kam treguar se si ka ndodhur krimi zgjedhor në atë natë që ka ndodhur ngjarja. Ai i ka parë dhe me pafytyrësinë më të madhe dilte në media dhe thoshte nuk ka materiale zgjedhore.

A duhet të jetë ai prokuror në SPAK? Si mund të jetë ai prokuror? Kjo nuk është gjë e vogël, ai është krim zgjedhor dhe ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.

Prokurori pa armën e ftohtë, listën zgjedhore, materialet kompromentuese, kartën e identitetit dhe del e thotë nuk kishte krim zgjedhor, ky prokuror do na garantojë zgjedhjet në 2025. A mund ti kontrollojë ky?

Unë isha aty dhe nuk munda më t’i thosha këto se ai prokuror nxori urdhër ndalimi ndaj meje dhe unë bëra 4 ditë burg që gjykata më pas e quajti të paligjshëm”, tha Arjan Hoxha në “Now me Erla Mëhillin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT