VIDEO/ Berisha: Shqipëria nuk ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa Lulzim Basha

Sot Lulzim Basha, është armiku publik i Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin verbazi.

Por ka qenë një kohë jo shumë e largët, as 3 vjet, kur gjërat nuk ishin kështu.

Atëherë Lulzim Basha konsiderohej nga Berisha dhe militantët e tij, si politikani më i suksesshëm në historinë e Shqipërisë, që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët.

Natyrisht, as atëhere nuk ka qenë engjëll, e as tani nuk është djall.

Por kjo video tregon hipokrizinë e një njeriu, Sali Berishës, që tallet aq rëndshëm me demokratët, sa nuk i bën përshtypje.

Dhe për çudi, ka shumë që nuk ia marrin për të madhe këtë talljen.

Madje as Sonila me shokë, që u revoltuan për fjalimin e një të riu anonim nga Lushnja që ngrinte në qiell qeverisjen socialiste, por nuk iu bën përshtypje kjo tallje e rëndëshme e Saliut me ta.