VIDEO/ I riu shqiptar që po i mëson IA-së si të na mësojë ne

Në episodin e radhës të Apostrof, bisedojmë me Henri Xhakollin, 18-vjeçarin që ka ndërtuar Herakliti AI, një platformë që ndihmon nxënësit me detyrat dhe mësimet përmes inteligjencës artificiale. Ideja lindi si një mënyrë për ta bërë mësimin më të thjeshtë dhe më efikas, por Henri nuk është ndalur këtu.

Aktualisht, ai po zhvillon edhe një tjetër platformë, e cila synon t’i ndihmojë studentët të gjejnë drejtimin e duhur në karrierë, duke analizuar interesat dhe rezultatet e tyre akademike po përmes inteligjencës artificiale.

A mund të bëhet teknologjia një udhërrëfyese më e mirë se sistemi tradicional i arsimit? Dhe si e shikon një i ri si Henri të ardhmen e edukimit në epokën e inteligjencës artificiale?

E zbulojmë këtë të diel, në orën 17:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT