VIDEO/ Rama inspektim në ‘5 maji’, batuta me banoren: Nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe ca si unë, i dola problematik

Kryeministri Edi Rama ishte sot në lagjen 5 maji në kryeqytet për të inspektuar punimet në lagjen e re në kuadër të rindërtimit pas tërmetit. Rama ishte i shoqëruar në këtë inspektim edhe nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Gjatë inspektimit të zonës, Rama u takua edhe me banorët, teksa një zonjë i tha se duhen disa si Edi Rama dhe çdo gjë do ishte shumë mirë.

Rama me batutë i tha: Epo s’i kërkoja dot nonës të bënte dhe ca si unë, se dhe mua dhe vëllanë që me zi na bëri, unë i dola problematik…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT