Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, ja “kushtet” që vendosi nga burgu

Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur në seancën e sotme.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se ai ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatja e tij. Avokatja e Rexhepit tha se klienti i saj nuk është paraqitur pasi duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313.
Po ashtu shtoi se kërkon nga gjykata nëse ka mundësi që të caktohen seancat ditë tjetër me përjashtim të ditës së hënë dhe të premte. SPAK paraqet provat shkresore gjithsej 13 faqe. Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN e nënës së Jan Prengës, rezultojnë të përputhshme.