Aksidenti ku humbën jetën 4 të rinj, dalin pamjet nga vendngjarja

Fushë-Prezë- Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Nga ky aksident humbën jetën Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti të gjithë të moshës 20-25-vjeç.

Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT