Amerikanët kthehen në SPAK dhe GJKKO

Përfaqësues të OPDAT janë parë sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe në Gjykatën Antikorrupsion.
Nuk dihet nëse ekspertët që asistonin Prokurorinë e Posaçme deri para urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump për ndërprerjen e ndihmës ndërkombëtare, do të kthehen në pozitat e mëparshme apo jo.
Misioni i OPDAT u largua nga Shqipëria pas urdhrit të Donald Trump për ndërprerjen e fondeve amerikane edhe për institucionet që asistonin organet e drejtësisë në Shqipëri.
Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj preku edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri. Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare u larguan.
Bëhej fjalë për personat dhe grupet e punës të cilët kanë dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit.