Bashkim intelektualësh, Flamur Noka mirëpret Gjuzin, Jenisherin e Kostaqin: Një koalicion të tillë se ka parë historia…

Flamur Noka, prezantimin e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, të cilin Sali Berisha e quajti një bashkim të elitave intelektuale në vend, thotë se nuk e ka parë historia politike, që prej vitit 2009.
“Prezantimi zyrtar i Aleancës për Shqipërinë Madhështore!
Një bashkim politik i këtyre përmasave nuk është parë që prej vitit 2009.
Të djathtë e të majtë të bashkuar për një qëllim: Mposhtjen e narkoshtetit dhe vendosjen e shtetit demokratik.
Shqipëria ka të gjithë potencialin për të qenë madhështore dhe meriton të jetë e tillë. Forca të gjithë bashkë”, thotë Noka, ndërsa ka postuar videon e mikëpritjes së elitës intelektuale që i është bashkuar Berishës, me në krye Kujtim Gjuzin, Selami Jenisherin, Kostaq Papën, Sazan Gurin etj.
E kush më mirë se Flamur Noka, mund t’i mikëpriste ata.
Ai është simboli i intelektualizmit në PD!