“Berisha nuk e ka vendin në Parlament, por në burg”, Çupi: Është i interesuar për një grupim bllokuesish në Kuvend

Analisti Frrok Çupi komentoi përgatitjen e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit duke përmendur se liderit të PD i intereson të ketë një grup deputetësh në parlament.
Sipas tij, Berisha nuk e ka vendin në parlament, por në burg ashtu sikur 10-12 emra në kandidaturat e PD të cilët janë në hetim.
“Berisha tenton të ruajë status kuon e cila është e ngurtë dhe i duhen një numër i vogël depuetësh sepse ka frikë të zgjerohet dhe nëse ka mundësinë. Ka frikë të zgjerohet me depuetët si Dash Sula, krijues të PD në Shkodër, deputeten e Elbasanit.
Berisha është i interesuar për një grupim të vogël deputësh që mund të jenë bllokues në parlament, i duhet akti i dhunës në parlament.
Berisha është i qartë se do të kalojë një periudhë të caktuar në burgjet e vendit për mëkatet ligjore, presim mos ta shohim në parlament.
Ashtu siç do jetë Meta dhe disa të tjerë. Kandidatët e Berishës janë 10 ose 12 prej tyre në hetim”, tha Çupi.