Berisha: Rama më ka bërë nder që më quan buf. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.

I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, Berisha tha se bufi ka qenë simbol i perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.

“Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin.

Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol i arrirë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva.

As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”.

Më pas, Berisha përdori teorinë frojdiane.

“Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Është punë kompleksesh. Nuk do bëj psikoanalizën e tij (Ramës) tani”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT