Donald Trump: Bota “po rrjep” SHBA-të, BE-ja u krijua për të “përfituar” nga Amerika

Gjatë një konference të paplanifikuar për mediat, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në Zyrën Ovale se SHBA-të janë “rrjepur nga të gjithë” referuar tarifave duke u shprehur se “kjo do të ndalojë tanimë”.
“Vendi ynë, nga pikëpamja ekonomike dhe financiare dhe nga pikëpamja tregtare është rrjepur absolutisht nga pothuajse çdo vend në botë”, theksoi fillimisht shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Përveç shembujve të përhershëm si Kanadaja dhe Meksika, kësaj radhe republikani shtoi dhe Indinë duke deklaruar se “India na ngarkon tarifa masive, nuk mund të shesësh asgjë në Indi”.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se BE-ja u krijua për të “përfituar” nga SHBA-të.
I pyetur se sa rritje çmimesh do të ishte e pranueshme si rezultat i tarifave, ai thotë se “nuk ka pasur shumë”.
“Mund të ketë ndonjë shqetësim”, por ai thotë se do të ndihmojë në pushimin e tij njëmujor për kompanitë e makinave.
I nxitur për ndryshimin e tarifave nga dita në ditë – dhe ndikimin tek bizneset që preferojnë stabilitetin – Trump thotë se “gjithmonë do të ketë ndryshime dhe rregullime”.
“Nëse keni një mur para jush, ndonjëherë duhet të kaloni rreth murit në vend që ta përshkoni”, shton ai.