“Dy gra dhe katër burra të PS nuk do betohen dot në shtator. Nga PD, do jenë katër”! Analisti: Rama po i djeg me ndershmëri, Berisha me hile

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi këtë të enjte në emisionin Top Story listat e dy partive të mëdha në vend PS dhe PD.

Ai u shpreh se 6 deri në 7 kandidatë në listat e PS janë të implikuar në shkelje, duke mos përmendur emra.

Vangjeli: Rama hoqi një pjesë të tumorit në trupin e partisë së tij, ka metastaza të tjera. Të mbyllura dhe të hapura ajo renditje me gjasë ndryshon. Në Shqipëri në tre vitet e fundit është verifikuar një bashkëqeverisje Rama-Dumani dhe një tjetër me opozitën Berisha-Dumani. Të dyja palët.

Kur them Dumani e kam SPAK, i cili edhe pse nuk duket dihet, edhe pse s’pranohet, ka qenë një nga kushte- bërësit e kësaj liste. Një pjesë janë hedhur, një pjesë do të jenë 6-7 e dinë vetë ata, Rama s’do të dijë çfarë të bëjë për t’i mbrojtur.

Analisti tjetër, Artan Curri ishte edhe më specifik. Sipas tij do jenë 6 persona në PS që nuk do betohen dot në shtator.

Gjatë debatit për listat në emisionin Top Story ai tha se në Partinë Demokratike do të jenë 4 burra.

Curri: Dy gra dhe katër burra me shumë mundësi nuk do të betohen dot në shtator në PS. Në PD 4 burra, të cilët edhe këta me shumë mundësi s’do të bëjnë dot betimin në shtator. Rama i djeg në furrë me xhiro, me këste, me turne, kurse Berisha do t’i djegë njëherë e mirë që në turrën e parë, po shkojnë në martirizim.

Këta janë martirë të perandorit, e dinë që nuk kanë asnjë rrugë tjetër që të japin edhe pikën e tij të fundit të gjakut. Në dy lista ka një ndryshim shumë të madh që Rama po i djeg me ndershmëri, kurse Berisha me hile. SPAK e çliroi nga ky presion Ramën, se Veliaj donte njerëzit e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT