“Gallatë me fatin e shqiptarëve pa e marrë pushtetin”, juristi: S’di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës

Juristi Romeo Kara në ‘Studio Live’ tha se Sali Berishës i intereson koalicioni me Ilir Metën.

Duke komentuar rolin e Flamur Nokës, Romeo Kara tha se nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit

“Primaret ishin tender.  Shoh ngjashmëri me Dash Sulën. Zefi ofroi vota dhe Dash Sula. Berisha do aleancë me Metën, hesapi i Berishës nuk i del me Zefin.

Tani po e besoj që Muli qenka i rëndësishëm në PD.  Zot na rujt mendt e kokës. Nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit.

Gallatë me fatin e shqiptarëve pa e marrë mirë pushtetin. Zefi nuk e ka llogaritur se sa kohë të jetë shenjtani atje brenda nuk riparohet më kjo PD. Kështu është dhe PS”, tha Kara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT