Gjergj Luca ironizon sërish Berishën: Shqipëria po ndryshon, por jo si në kohën tënde (VIDEO)

Biznesmeni Gjergj Luca vijon të ironizojë përmes videove nga SHBA kryedemokratin Sali Berisha.

Luca ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e famshme “Shqipëria po ndryshon”, e përdorur vite më parë si këngë në fushatën e Partisë Demokratike.

“Makinën na e dha Elon Musk, lirinë na e dha Donald Trump, këngën na e dha Sali Berisha, koreografinë Albi Nako.”-shkruaj Luca në postimin e tij.

Kujtojmë se edhe më herët biznesmeni Luca ka ironizuar Berishën, duke i thënë se i ka hequr “non grata”-n dhe për këtë Berisha duhet ta priste Lucën me simpatizantët në Rinas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT