Ju që sot bërtisni për palestinezët, pse heshtni për ata që vret Erdogani apo ata që po zhduken nën bombardimet e Arabisë Saudite?

Nga Arbana Xharra
A ka kërcënim më të madh për shqiptarët se ekstremizmi islamik — një ideologji e dhunshme, që përfaqëson anti-amerikanizëm të hapur dhe është përhapur në Kosovë që nga përfundimi i luftës? Një agjendë që ka helmuar të rinjtë e ka kërcënuar orientimin tonë euro-atlantik.
Unë, Arbana, nuk kam për ta ndalur këtë betejë. E kam nisur në Kosovë, me çmimin e lartë të jetës sime personale dhe tani e vazhdoj nga Amerika. Sepse nuk do të hesht kur shoh si në emër të ‘solidaritetit islam’ promovohet një urrejtje që nuk ka të bëjë as me lirinë, as me të drejtat e njeriut.
Ju që sot bërtisni për palestinezët pse heshtni për kurdët që i vret Erdogani, për jemenasit që po zhduken nën bombardimet e Arabisë Saudite?
Pse nuk u ngritët zërin për gratë iraniane, afgane, jazide që po terrorizohen nën regjimet islamike? Sepse ju nuk e keni hallin tek njerëzit — ju përdorni gjithçka për të promovuar urrejtjen tuaj, për të shfajësuar antisemitizmin tuaj dhe për të minuar çdo vlerë perëndimore.
Kjo nuk është ndjeshmëri njerëzore. Është një aleancë ideologjike me errësirën. Dhe për këtë unë nuk do të hesht. As tani, as kurrë.