Kush është kryebashkiaku demokrat që iu bashkua Ramës, po jep sinjale largimi nga PD?

Sali Berisha ka marrë goditjen e parë me “primaret” në Kavajë.

Pasi la jashtë listave më të votuarin e qarkut, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me operatorët turistik në Vlorë.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”, tha Rama.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar. Kjo është hera e parë që Fisnik Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT