“Ky sistem do krijojë probleme të mëdha”, Petro Koçi shpjegon pse nuk konkurron për deputet

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të mos kandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e 11 majit.

Koçi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj sistemit të listave të hapura në nivel rajonal, duke theksuar se ky sistem do të krijojë probleme të mëdha midis kandidatëve dhe elektoratit.

Sipas tij, kandidatët duhet të kenë një start të barabartë dhe se ai do të vazhdojë të angazhohet për Partinë Socialiste, duke shtuar se është kundër përfshirjes në lista të personave që janë hetuar nga SPAK-u.

“Kam qenë kundër listave të hapura në nivel rajonal. Ky sistem do krijojë problem të madh mes kandidatëve dhe elektoratit.

Kandidatët duhet të ketë start të barbartë. Do të angazhohem në zgjedhje për PS-në. Unë kam qenë e jam që mos jenë në lista njerëz që janë hetuar nga SPAK”, tha ai në News 24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT