Macron: Rusia nuk do të ndalet vetëm te Ukraina!

Presidenti francez Emmanuel Macron duke mbajtur një fjalim televiziv iu drejtua popullit të tij duke thënë: “Rruga drejt paqes nuk mund të shkojë duke braktisur Ukrainën.
Ai shton se Rusia nuk respektoi një marrëveshje të mëparshme armëpushimi që ishte negociuar. Macron thotë se po punon me aleatët në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe disa vende të tjera në Evropë.
Ai flet për garancitë e sigurisë për Ukrainën pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, duke përfshirë “dislokimin e forcave evropiane” në vend.
Dhe ai thotë se planifikon të mbajë një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme. Ai thotë se nuk është vetëm populli ukrainas që po lufton me guxim, por edhe siguria e Francës është e kërcënuar.
Ai thotë se nëse një vend mund të pushtojë një tjetër, atëherë askush nuk mund të jetë i sigurt se çfarë do të ndodhë këtë na e ka treguar historia.
“Kërcënimi i Rusisë është aty dhe po na prek neve, shton Macron.
“Që nga dita e parë ne vendosëm të mbështesim Ukrainën dhe të sanksionojmë Rusinë. Dhe ne bëmë mirë. Sepse nuk është vetëm populli ukrainas që lufton me guxim për lirinë e tij, por edhe siguria jonë është nën kërcënim. (…) Paqja nuk mund të garantohet më në vetë kontinentin tonë. Kërcënimi rus është këtu dhe prek vendet e Evropës dhe na prek neve.
Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin ukrainas në një konflikt global.
Rusia e Presidentit Putin po shkel kufijtë tanë për të vrarë kundërshtarët, duke manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi dhe duke organizuar sulme dixhitale kundër spitaleve tona për të bllokuar funksionimin e tyre. Dhe ky agresion duket se nuk njeh asnjë kufi”, shtoi presidenti francez.