Na doli dhe Vladimir Putin me origjinë shqiptare

Për mediat shqiptare, çdo i famshëm në botë, e ka një lidhje me Shqipërinë.
Së fundmi është duke qarkulluar me shpejtësi një lajm, se edhe vetë Vladimir Putin, paska origjinë shqiptare.
Sipas një lajmi të qarkulluar në shumë portale, Putin është me origjinë nga Kosova.
Dhe kjo, duke iu referuar një lajmi të gazetës gjermane BILD, sipas së cilës, disa hackera kanë vjedhur AND-në e Putin.
Tani presim të nxjerrin edhe Zelenskyn me origjinë shqiptare, se Donald Trump e nxorrën njëherë të tillë, kur fitoi mandatin e parë si president!