Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me tunelin e Murrizit, i cili do të inaugurohet ditën e nesërme.
Rama thekson se Dita e Verës mbërrin nesër në Dibër dhe ky qytet thotë kryeministri do të bëhet “lagja e gjelbër e Tiranës”.