PAMJE TMERRI NË AJËR/ Piloti tentoi të bënte “akrobaci”, momenti kur aeroplani bie pingul në tokë

Një tjetër aksident ajror është regjistruar së fundmi. Piloti i famshëm James O’Connell në Afrikën e Jugut ka tentuar që të realizojë disa lëvizje të rrezikshme me aeroplanin që po drejtonte.
Por, fatkeqësisht “akrobacitë” e pilotit në ajër përfunduan me një tragjedi. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, piloti ka humbur kontrollin pas disa lëvizjeve të rrezikshme dhe si pasojë është rrëzuar.
Në pamje shihet momenti kur aeroplani Impala Mark 1 rrëzohet në tokë dhe menjëherë shpërthen një zjarr i madh.
Piloti, i cili kishte gati 40 vjet përvojë fluturimi, u përpoq të hidhej përpara përplasjes, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Dëshmitarët okularë përshkruan se si avioni Impala, i regjistruar si ZU-IMP, u ngjit gjatë performancës së tij vetëm për t’u rrotulluar në ajër dhe u rrëzua në tokë, duke shpërthyer përfundimisht në flakë pas përplasjes.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, familjarët dhe miqtë e viktimës, së bashku me komunitetin e aviacionit, vajtojnë për humbjen e një piloti jashtëzakonisht të aftë, pasioni i të cilit për fluturimin ka frymëzuar shumë njerëz.