Përplasja me Zelenskyn/ Britania i kundërpërgjigjet Trumpit: 5 mijë raketa për Ukrainën!

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka njoftuar një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë paund të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

Ai thotë se kjo do të krijojë vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kjo do të jetë jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”,- u shpreh Stramer.

Ai ka thënë gjithashtu se Britania e Madhe është e përgatitur të mbrojë paqen në Ukrainë dhe shtoi se duhet bashkëpunim. Gjithashtu, sipas Stramer marrëveshja e paqes duhet të përfshijë dhe Rusinë.

“Natyrisht një marrëveshje paqeje do të duhet të përfshijë Rusinë, por Putin nuk mund të vendosë kushtet. Përndryshe nuk do të bëjmë asnjë përparim. Nëse arrihet një marrëveshje, duhet të mbrohet. Ajo që ne kemi parë në të kaluarën është një ndërprerje e miqësive pa asnjë mbështetje dhe që është shkelur rregullisht nga Rusia. Kjo është një situatë që duhet ta shmangim. Nuk e pranoj dot që SHBA është një aleat jo i besueshëm. SHBA-ja ka qenë e besueshme për shumë dekada dhe vazhdon të jetë e besueshme.”– tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT