Rama paralajmëron vizitë në SHBA: Do t’i bëj një surprizë ‘kënetës’! Tek lista e mbyllur e PD do gjeni

Duke folur nga Berlini, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve. Pyetjes së një qytetari nëse e kalon dot oqeanin, Rama iu përgjigj:

“Unë s’kam patur kurrë probleme dhe e kaloj oqeanin sa herë të dua. Por së shpejti do të të bëj një surprizë ty dhe kënetës. Por s’po flas më shumë” – tha kryeministri.

Ai e cilësoi PD-në si kënetë me një buf.

“Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve të kënetës. Përqëndrohuni pak tek ajo lista e mbyllur ku do gjeni speciet më të ulëta të faunës politike” – tha Rama nga Berlini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT