Thaçi kthehet në Kosovë! Shkon të vizitojë varrin e babait që u nda nga jeta para disa ditësh

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 mars.

Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll sot nga Haga në Kosovë, pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT