“Ukraina ka mjaftueshëm armë për 6 muaj, edhe pa mbështetjen e SHBA-ve”

Ukraina ka rezerva të mjaftueshme armësh për të paktën gjashtë muaj, edhe nëse nuk merr mbështetje të rregullt nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Ukrainës, Fedir Venislavsky.

Sipas tij, Kievi po kërkon alternativa.

Deklarata e Venislavsky vjen  pasi Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjithë ndihmën aktuale ushtarake për Ukrainën.

Këtë e raportoi Bloomberg, duke cituar burime, sipas të cilave pauza do të zgjasë derisa Presidenti Donald Trump të përcaktojë mirëbesimin e angazhimit të Kievit për paqen.

Pauza do të prekë të gjithë ndihmën ushtarake që nuk është aktualisht në Ukrainë, duke përfshirë armët në tranzit dhe ato në zonat tranzit në Poloni, thekson agjencia Bloomberg duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndalimi i përkohshëm pason përplasjen mes Trump dhe Volodymyr Zelensky dhe presidenti amerikan ka urdhëruar shefin e Pentagonit Pete Hegseth të zbatojë urdhrin e tij.

Pezullimi mund të rishikohet nëse presidenti ukrainas “tregon një përpjekje të sinqertë për të marrë pjesë në negociatat e paqes”.

Kështu raporton Washington Post, duke cituar një zyrtar të qeverisë amerikane.

Qëllimi i Donald Trump mund të jetë të detyrojë Zelenskyn të pranojë kushtet e vendosura nga Uashingtoni për marrëveshjen për shfrytëzimin e mineraleve të rralla në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT