Video e rrallë e viteve ’90: Çfarë është paraja sipas Saliut

Në këtë video të rrallë të më shumë se 20 viteve më parë, Sali Berisha, jep një shpjegim klounësh se çfarë është paraja sipas tij.
E egër por e ndrojtur – dëgjohet të shpjegojë ekspertizën e vet mbi paranë njeriu që ka drejtuar vendin për vite të gjatë varfërie.
Kur ai ishte President i plotfuqishëm i vendit, shqiptarët humbën mbi 1 miliard dollarë kursime në atë që njihet si Kriza piramidale, e cila u pasua nga tmerret e vitit 1997, kur u shkatërrua shteti dhe ushtria shqiptare.
Lëvizja antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit, erdhi nga falimentimi i skemave piramidale, të cilat profesori i parasë që shihet në këtë video i quante “më të pastrat në botë”.