Vuçiç reagon pas protestës masive në Beograd: Energji negative dhe mllef! E kemi kuptuar mesazhin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç iu drejtua kombit me një fjalim pas protestës së studentëve në Beograd. Ai u shpreh se ai tubim percolli mllef ndaj institucioneve serbe, shkruan RTS.

“U mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, theksoi ai.

Vuçiç ka thënë se janë lënduar rreth 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë dhe se personi i plagosur në sheshin Nikola Pashiç nuk është në rrezik për jetën.

Presidenti serb shtoi se pas protestës pushteti e ka kuptuar mesazhin.

“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha ai.

Po ashtu, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se në protestë u përdor top zanor për të shpërndarë qytetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT