DALIN PËRGJIMET/ Si Erion Veliaj “këshillonte” Ajola Xoxën të mos shkonte te amerikanët: S’ke pse i jep llogari, kur të vijë Aleksi do rregullohen gjërat

Në fashikujt e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj të siguruar nga CNA është pasqyruar dhe shmangia që bashkëshortja e qytetarit të parë të Tiranës, Ajola Xoxa i ka bërë Konsullatës Amerikane në kryeqytet.

Në audio-përgjimet, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, rezulton që Xoxa është kontaktuar nga Konsullata Amerikan. Konkretisht më 18 shkurt të vitit 2025 Ajola Xoxa ka vënë në dijeni Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që na datë 19 shkurt të 2025-ës të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025 Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër. Ndërkohë që në vijim kryebashkiaku përmend emrin “Aleks”, për të cilin i thotë se sapo ai të vijë në Tiranë do të rregullohen gjërat.

“19.02.2025 Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në fashikujt e dosjes që SPAK ka depozituar në GJKKO.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT