Detaje nga hapja e fushatës së PD, skenografia si ajo e Donald Trump!

Ditën e sotme Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me synim fitoren.
Hapja e fushatës do të bëhet në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa gazetari Osman Stafa raporton se “skenografia do të jetë në dorën e ekipit të Chris LaCivita dhe do të jetë model i njëjtë me atë të fushatës së Donald Trump”.
Peshën kryesore politike të fushatës do ta ketë Sali Berisha dhe LaCivita, ndërsa pritet që të ketë edhe fjalime, që do të kulmojë me mesazhin e Sali Berishës.
Gazetari Stafa po ashtu thotë se LaCivita do të jetë jo vetëm prapaskenës, por edhe krah për krah Berishës. “Të dielën ai do të jetë në Itali së bashku me Berishën”, tha Stafa.