LAJMI I FUNDIT/ Grushta në Big Brother, Jozi godet Gjestin pasi largohet nga shtepia (VIDEO)

Ngjarja ndodhi teksa Jozi u eliminua nga gara dhe nuk shkoi dot në finalen e 19 prillit. Kur po shkonte te dera dhe Gjesti po e përcillte, e goditi fort me shpullë dule e rrëzuar përtokë. Drejtuesi i programit nuk e përmendi incidentin në momentin që i kërkoi Jozit të vazhdojë daljen nga shtëpia

Skandal në Big Brother Vip 4 Shqipëri: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin. Ky incident i rëndë ka ndodhur në Big Brother Vip 4 Shqipëri, teksa Jozi u eliminua nga gara dhe nuk mundi të kalonte në finalen e 19 prillit.

Pas mesnate, kur po shkonte te dera për të dalë nga shtëpia, Jozi goditi fort me shpullë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë.

Në ato momente, ka pasur një shqetësim të madh, pasi Gjesti mbeti i shtrirë në tokë. Vajzat përreth klithën dhe shprehën habinë.

Drejtuesi i programit, nuk e përmendi incidentin në çastet që i kërkoi Jozit të vazhdonte daljen nga shtëpia, bashkë me Loredanën.

Pasi programi u ndërpre nga minuta publiciteti, në kthim, Ledioni reagoi për incidentin e rëndë duke u distancuar dhe duke dënuar aktin e dhunës fizike të Jozit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT