“Mashtrimi me pasaportën evropiane mori fund”, Rama ironizon deklaratën e Berishës: Përçartja nuk ndalon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD Sali Berisha lidhur me një deklaratë të tij, ku shprehet se mashtrimi i kreut të qeverisë për pasaportën evropiane ka rënë.

Teksa ka ndarë një video të një bufi në rrjete sociale dhe deklaratën e Berishës, krahas shkruan me ironi se: “Përçartja s’ndalon…”.

“Dje pasaporta evropiane e Edi Ramës u ngris. Mashtrimi i tij me pasaportën evropiane mori fund, maskat ranë.

Maskat ranë të dashur qytetarë pavarësisht se Rama me zyrat e tij iu fshehu dhe nuk transmetoi seancën dëgjimore të zhvilluar në Parlamentin Evropian, në Komision, ku ishin të pranishëm i gjithë spektri politik i PE dhe përpiqet me censurë të injorojë.

Garantoj çdo shqiptar, gjerisa shqiptari i fundit të votojë, qytetari i lirë në këtë vend.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT