Në kërkim për miliona euro evazion fiskal, vetëdorëzohet në polici Oltion Buzi, administratori i ‘Buzi Store’

Ditën e sotme është vetdorëzuar në policinë e Tiranës Oltion Buzi administratori i ‘Buzi Store’.
Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore. Në kërkim është shpallur administratori Oltion Buzi i cili lëshonte fatura fiskale false.