‘Shkopi magjik’ i ChatGPT mund të shndërrojë kafshën tuaj në një njeri!

Inteligjenca Artificiale mund ta ‘shndërrojë’  kafshën tuaj shtëpiake në një njeri.

Nëse i thoni: “Mund të krijosh një imazh  të këtij qeni/ kësaj maceje si njeri” dhe më pas të ngarkoni foton e kafshës suaj, ChatGPT do ju bëjë disa pyetje për të krijuar një ide më të mirë që të gjenerojë imazhin.

E njëjta gjë mund të ndodhë nëse ngarkoni një foto tuajën dhe i kërkoni ChatGPT të gjenerojë një version tuajin si qen a mace.

Sërish, do gjenden para disa pyetjeve për të përcaktuar racën etj. Ndoshta mund të hasni pak vështirësi, por nëse e udhëzoni siç duhet, do të merrni një rezultat.


Back to top button
LAJMET E FUNDIT