Blerina Gjylameti “s’pyet” për Ramën, siguron pamjet filmike nga KQZ

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve, Blerina Gjylameti ka ngritur akuza të forta për manipulim të votave brenda Partisë Socialiste.
Ajo humbi mandatin për deputete në qarkun e Tiranës pas numërimit të votave të diasporës, të cilat i dhanë një avantazh prej 140 votash Olta Xhaçkës, duke e nxjerrë atë fituese të mandatit.
Gjylameti së fundmi ka marrë edhe pamjet filmike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të procesit të numërimit të votave.
Kujtojmë se Edi Rama kërkoi nga kandidatët të tërhiqeshin nga vendimi për të marrë pamjet filmike nga KQZ, ndërsa 3 socialistët e tjerë Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini kanë hequr dorë.