Dalin pamjet/ Momenti i incidentit në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç
Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, denoncoi më herët publikisht kandidatin e PD-së Gjin Gjoni, i cili sipas Pacajt ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme.
Pacaj, njëherazi kandidat në listën e mbyllur të PS-së në zgjedhjet e 11 majit, bëri publik edhe një tjetër incident të rëndë, ku sipas tij persona të armatosur kanë hyrë brenda lokalit të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, duke kërcënuar familjarët se do t’i marrin peng.
Ndërkaq, është zbardhur edhe video e këtij incidenti, ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të biznesit të babait të Ndrecës.
Madje, personat që kanë kërcënuar familjarët e Ndrecës, duket se kanë filmuar edhe vetë nga brenda makinës së tyre momentet para se të mbërrijnë në lokalin e babait të kandidates, ku dëgjohet të shajnë dhe kërcënojnë.