Deputeti më i votuar, Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse ky votëbesim do t’i hapë rrugën për të garuar për Bashkinë e Tiranës, Gonxhja iu përgjigj gazetarëve duke thënë se zgjedhjet e 11 majit dhe rezultati i tyre nuk kanë lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale, që mund të zhvillohen për kryeqytetin.

“Mendoj se Bashkia e Tiranës zyrtarisht e ka kryetarin e vet, e ka datën e vet të zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë.

Natyrisht pritshmëria shumë pozitive e kryeqytetasve, në këtë rast e Qarkut Tiranë të mbush me krenari, por ta thashë, nuk shoh lidhje direkte me Bashkinë Tiranë”, tha Blendi Gonxhja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT