E ëma dështoi të zgjidhej deputete me Berishën, reagon vajza: Pu pu pu! Na mori fytyrën…

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj dështoi në zgjedhje duke siguruar vetëm 384 vota si kandidate për deputete në koalicionin e PD në qarkun e Tiranës.

Renee shprehet e shgënjyer me nënën e vet që nuk mori vota mjaftueshëm duke u renditur e parafundit në listën e kandidatëve.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën. Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.

Partia Demokratike pësoi një humbje katastrofë në zgjedhjet e 11 majit duke marrë vetëm 50 deputetë, kundrejt PS-së e cila arriti të sigurojë 83 mandate duke qeverisur e vetme për 4 vitet e ardhshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT