E FUNDIT/ SPAK kontrolle në zyrat e dy drejtuesve të Bashkisë Tiranë, sekuestrohen dokumentacione! Detajet e para!

SPAK ka ushtruar kontrollet dhe sekuestro në Bashkinë e Tiranës, pas dyshimeve për një aferë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, rast i cili nuk është i lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se që prej mbrëmjes se djeshme deri në orën 10.00 të paradites së sotme janë kryer kontrolle dhe janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë Tiranë.
Po ashtu edhe në bashkinë qendrore janë kryer kontrolle në zyrën e dy drejtuesve dhe janë sekuestruar me vendim gjykate 5 telefona celularë./mcn