Ilir Vrenozi zbulon çfarë do të bënte nëse Edi Rama i troket në derën e shtëpisë

Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, hyri në studion televizive duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas disfatëd së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Vrenozi kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:

“Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam”, tha Vrenozi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT