Koka: SHBA nuk ia heq dot “non grata”-n se nuk e lejon ligji, por do ndryshojnë ligjin që të bjerë “non grata”

Gazetari i portalit të familjes Berisha, Bledar Koka ka komentuar lajmin se Sali Berishës mund t’i lejohet udhëtimi drejt SHBA, pavarësisht “non grata”-s.

Sipas tij, sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë.

Ai e pranoi se non grata e Berishës nuk ka rënë, pasi shkelet ligji, dhe për këtë arsye, sekretari Rubio është duke menduar të ndryshojë ligjin.

“Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump dhe Rubio kanë marrë sa i përket politikës së “non gratave”. Rasti i parë ishte ai me zyrtarin hungarez dhe rasti i dytë në trajtimin e “non gratave” është ky me Berishën.

Kjo është një njohje e gabimit të madh që është bërë nga administrata dhe që ne e kemi thënë të gjithë, dhe sot është konfirmimi që “non grata” ka rënë de facto, por “de jure” akoma jo.

Nuk ka rënë “de jure” sepse në optikën dhe vizionin e sekretarit Rubio, politika e “non gratave” synon të rishikohet e tëra dhe të zëvendësohet nga një mekanizëm tjetër politik”, tha gazetari Koka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT