Mbyllet numërimi në Tepelenë, PS fiton me diferencë të madhe ndaj PD
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Tepelenës, ku rezultati final ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.
Sipas të dhënave të KQZ, Partia Socialiste është shpallur fituese në këtë bashki me 3214 vota, ose 68.15%, kundrejt Partisë Demokratike me 1003, ose 21.27%.
Partia Socialiste (PS): 3,214 vota
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 1,003 vota
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 149 vota
Partia Mundësia: 84 vota
Partia Socialdemokrate (PSD): 130 vota