Nis përgatitja për vendnumërimin e votave në KZAZ pranë pallatit të Sportit në Durrës
Ndërsa një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, në qytetin e Durrësit ditën e sotme kanë mbërritur materialet e para të logjistikës për përgatitjen e vendnumërimit të votave në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.
Mjete të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë transportuar pranë KZAZ nr. 23 në Durrës, materialet zgjedhore të nevojshme për procesin e numërimit të votave.