OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, klima politike ishte e polarizuar
Misioni vëzhgues i procesit zgjedhor në vend nga OSBE-ODIHR ka dalë me një raport.
Sipas këtij raporti, zgjedhjet ishin konkurruese, por klima politike ishte e polarizuar.
“Zgjedhjet ishin konkurruese u zhvilluan në mënyrë profesionale. Ato ndodhen në një klimë tejet të polarizuar e kandidatët nuk ishin në kushte të barabarta. Administrimi zgjedhor e administroi procesin në mënyrë gjithpërfshirëse.
Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht miratimit me vonesë.
Partia nga pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore, duke shkaktuar kushte të pabarabarta.
Gjithashtu pati edhe një mungesë të autoritetetit për të monitoruar fushatat zgjedhore online.
Ishte ditë e qetë, por pati mosrespektim të procedurave e ajo u shoqërua nga incidente intimidimi e ndikim tek disa zgjedhës”, u raportua nga misioni.