“Paqja qoftë me ju”/ Papa Leo XIV përshëndet besimtarët nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit
Robert Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV, sapo ka zbritur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Duke iu drejtuar turmës brohoritëse në italisht, 69-vjeçari thotë: “Paqja qoftë me të gjithë ju!”
“Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.”