Përfundon numërimi në njësinë 14 në Tiranë: PS në krye me 50% të votave
Në total, në këtë njësi votuan 18,606 zgjedhës, ndërsa 18,034 vota u shpallën të vlefshme.
Partia Socialiste ka marrë 8,987 vota, 50% të totalit të votave. Ndërkohë, Partia Demokratike ka siguruar vetëm 4,976 vota.
Diferenca mes dy partive kryesore në këtë njësi është 4,011 vota, një avantazh i ndjeshëm për PS-në.