Takimi në Dibër/ Rama i PREMTON edhe Noizyt: Do futesh i pari me Lamborghin në rrugën e re të Maqellarës!

Rama: Sot bashkë me mua erdhi edhe Noizy. Por duhet ta dini se nuk ka ardh sot si këngëtar këtu se nuk këndoi as live. Nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dron, çonte me pa ku janë punimet.

Çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Ta hedh këtej, ti sheh këtej dhe ta fut këtej. Mirë thoshte ka ec, po… ajo po-ja ishte ky lamborghini im zor se ikën atje. Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.

Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.

Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ja vejmë rruga e Noizyt. Dakord kryetar? Do i vëmë gozhda që mos të shkojnë me shpejtësi makinat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT